Ky program i kushtohet përmirësimit të proceseve demokratike përmes zgjedhjeve të lira dhe të drejta, si dhe përmes demokratizimit të partive politike.

D4D bashkëpunon me hisedarë kyç të zgjedhjeve, dhe është e përfshirë në një varg aktivitetesh të ndërlidhura me zgjedhjet, që nga edukimi i votuesve dhe vëzhgimi i zgjedhjeve, trendet e votimit, drejtësia në zgjedhje, avokimi dhe reforma zgjedhore dhe përmirësimi i listës të votuesve. Për ta mbështetur demokratizimin e partive politike, D4D ka bërë hartën e ideologjive të partive dhe përmes avokimit punon për ta përmirësuar legjislacionin përkitazi me transparencën dhe llogaridhënien e partive politike, rritjen e përfaqësimit gjinor në organet menaxhuese të zgjedhjeve dhe përfshirjen e të rinjve në vendim-marrje.

Zgjedhjet dhe Partitë Politike

27 Maj 2022 Instituti D4D

Analizë e Politikave dhe Hulumtim

13 Janar 2022 Instituti D4D

Komentet e qytetarve në facebook për 11 gratë kandidate për Kryetare të Komunave