Diskutim informues me të rinjtë

17.07.2020

Të premten me datë 17 korrik 2020, u mbajt diskutimi informativ me të rinjtë e Komunës së Lipjanit. Qëllimi kryesor i mbajtjes së këtij aktiviteti ishte diskutimi me të rinjtë mbi procesin zgjedhor dhe pikëpamjet e nevojat e tyre në këtë proces.

Në fillim të aktivitetit u bë një hyrje rreth procesit zgjedhor, proces i cili pasqyron në shkallë të lartë procesin e ndërtimit dhe të konsolidimit të institucioneve të ligjshme dhe demokratike. Të rinjtë të pranishëm kishin mundësi të japin edhe mendimet e tyre rreth këtij procesi.

Pas këtij diskutimi, u zhvillua një punë grupore me qëllim që të diskutohet më shumë rreth pjesëmarrjes së të rinjve në zgjedhje, motivit të tyre për të marr pjesë në zgjedhje si dhe të bëhet identifikimi i sfidave që ata kanë hasur në këto procese. Ndër të tjera, të pranishmit shprehën nevojën që të realizohen më shumë kampanja vetëdijësuese lidhur me procesin zgjedhor si dhe mënyrën e votimit, pasi që sipas tyre ekziston ende një numër i madh i njerëzve të cilët kanë nevojë për sqarime rreth mënyrës së votimit.

Ky aktivitet u organizua me mbështetje të popullit amerikan përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe IFES.