Rëndësia e bashkëpunimit ndër-partiak për fuqizimin e rinisë

28.04.2021

Më datë 27 Prill, 2021 u mbajt takimi me të rinjtë/rejat përfaqësues të forumeve rinore të subjekteve politike. Gjatë takimit u diskutua mbi vizitën dhe takimet në Podgoricë ndërmjet përfaqësuesve të forumeve rinore të subjekteve politike nga Kosova dhe atyre nga Mali i Zi, e të cilët janë pjesë e Rrjetit të Politikanëve të Rinj (PYN).

Gjatë diskutimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërpartiak për të mirën e përgjithshme, dhe shprehën gatishmërinë për të kontribuar më shumë në bashkëpunimin ndërpartiak të forumeve rinore të subjekteve të ndryshme politike. Përfaqësuesit e forumeve rinore theksuan rëndësinë e një bashkëpunimi të tillë për fuqizimin e rinisë në përgjithësi, e veçanërisht të rinjtë/rejat që janë anëtarë të subjekteve të tyre politike.

Ky aktivitet u realizuar në kuadër të projektit “Përfaqësimi i rinisë me integritet politik”, mbështetur financiarisht nga National Endowment for Democracy (NED).