Diskutim në mes të rinjve, zyrtarëve komunal dhe anëtarëve të Kuvendit Komunal të Gjakovës

09.04.2020

Pavarësisht situatës së pandemisë në të cilën gjendemi, këto ditë nuk po mungon vullneti i të rinjve për të mbajtur takime online dhe për të parashtruar kërkesat të cilat ata i kanë. Gjatë këtij takimi u potencua edhe një herë nevoja e një objekti për mbajtjen e aktiviteteve rinore në Komunën e Gjakovës. Përpos kësaj, nevoja për uljen e cmimit të biletave për studentët që udhëtojnë, nevoja për një fond më të madh buxhetor për aktivitete rinore si dhe nevoja për ngritje të kapaciteteve të anëtarëve të organizatave rinore u shprehën si të domosdoshme. Këmbëngulja e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal për të adresuar dhe realizuar kërkesat e të rinjve nuk mungon dhe nga ana tjetër edhe mbështetja e Anëtarëve të rinj të Kuvendit të Komunës ishte e shprehur për t’u ofruar zgjidhje në problemet e parashtruara.

Të rinjtë e Komunës së Gjakovës mbajtën këtë takim online me Anëtarët e rinj të Kuvendit të Komunës.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politike”, me mbështetje nga National Endowment for Democracy (NED).