Diskutim informativ me persona me aftësi të kufizuara mbi proceset zgjedhore

29.07.2020

Të mërkuren me datë 29 korrik, u mbajt diskutimi informativ me personat me aftësi të kufizuara. Qëllimi kryesor i mbajtjes së këtij aktiviteti ishte diskutimi mbi procesin zgjedhor dhe sfidat ata që hasin gjatë këtij procesi.

Duke zhvilluar punë grupore, të pranishmit patën mundësinë që të diskutojnë më detajisht lidhur me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje, përfaqësimin e tyre në procesin zgjedhor si dhe mbi rekomandimet për institucionet zgjedhore në mënyrë që të ketë rritje të votuesve.

Të pranishmit shprehën nevojën e ngritjes së vetëdijes së qytetarëve me nevoja të veçanta lidhur me rëndësinë e daljes në votime.

Ky aktivitet u organizua me mbështetje të popullit amerikan përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe IFES.