Zhvillimi i demokracisë duke fuqizuar rininë brenda subjekteve politike!

28.04.2021

Më datë 28 Prill 2021 u mbajt takimi me këshilltarë komunal dhe të rinjtë/rejat nga subjekte të ndryshme politike që synojnë të jenë në listën kandidatëve në zgjedhjeve lokale të vitit 2021. Gjatë takimit u diskutuan çështje që e shtyjnë përpara implementimin e ideve dhe iniciativave që e fuqizojnë rininë në kuadrin e përfaqësimit politik. Më konkretisht u theksua përfshirja e të rinjve/rejave në listat zgjedhore për këshilltarë komunal në Kuvende Komunale, angazhimi, roli dhe pozita e këshilltarëve komunal në proceset vendimmarrëse dhe politikëbërëse.

Gjithashtu, u diskutua mbi rëndësinë e angazhimit të këshilltarëve komunal në edukimin dhe përgatitjen e rinisë brenda strukturave të tyre partiake që janë të interesuar për të hyrë në listën e kandidatëve për këshilltarë komunal në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘‘Përfaqësimi i rinisë me integritet politik’’, mbështetur financiarisht nga National Endowment for Democracy (NED).