Të rinjtë nga rajoni të gatshëm të veprojnë për ajër më të pastër!

02.03.2021

Nga 25 deri 28 shkurt 2021, në total 16 studentë nga Serbia, Bosna dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova, janë mbledhur në një seminar trajnues në kuadër të projektit “Karta e Gjelbër Rajonle e të Rinjëve” në malin Tara.

Ata kanë pasur mundësi që gjatë punës me ekspertë të ekologjisë dhe avokimit publik, të ngrisin njohuritë e tyre për përfitimet ekonomike dhe mjedisore të tranzicionit në prodhimin e energjisë së ripërtishme, si dhe mënyrave të ndikojnë dhe krijojnë vendime në komunitetit e tyre.

Seminari ka filuar me ligjeratën mbi problemet ekzistuese të ndotjes së ajrit në Ballkanin Perendimor, të udhëhequr nga Dzemila Agic dhe Azra Bektasagic, nga Qendra për Ekologji dhe Energji. Ato ju theksuan pjesëmarrësve mungesën e veprimeve në çështjen e dekarbonizimit dhe vlerësuan pasojat për të ardhmën ekonomike dhe shëndetësore të popullësisë në rajon. Pjesëmarrësit kishin mundësinë të prezantojnë problemet dhe shembujt e praktikave të mira nga mjedisi i tyre dhe konkluduan se ballafaqohen me vështirësi dhe sfida të njejta.

Ognjan Pantic, nga Shkolla e Hapur e Beogradit, i njoftoj pjesëmarrësit mbi kornizat ligjore në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Pjesëmarrësit u njoftuan mbi marrëveshjet ekzistuese, Marrëveshjen e Gjelbërt të Bashkimit Evropian dhe Agjendën e Gjelbërt për Ballkanin Perendimor të adoptuar së fundmi. Pjesë e ligjeratës është synuar të njoftohen pjesëmarrësit mbi mekanizmat e tranzicionit të drejtë në prodhimin e energjisë së ripërtrishme, dhe mënyrave për të siguruar qasje në energji të pastër dhe të sigurt, nxitjen e ekonomisë së gjelbër dhe përmirësimit të infrastrukturës energjetike.

Sara Djokovic, nga ALFA Center dhe Allen Meta, nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), kanë udhëhequr ligjeratën dhe punëtorinë mbi avokimin publik, në mënyren që të gjenden zgjidhje për ngritje të vetëdijes së të rinjëve, si dhe politik-bërësve në fushën e ekologjisë në mënyrë që të gjenden mekanizme të promovohet eko-aktivizmi në rajon. Pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë mbi akterët kryesorë dhe hapave të nevojshëm të avokimit, si të bëhet komunikimi me grupet e tyre të shënjestruara, si dhe benefitet e kampanjës digjitale.

Pasi u njohën me temat e lartëcekura, pjesëmarrësit, me mbështetjen e Djordje Cvijovic, nga Lëvizja e Evropiane në Serbi, së bashku krijuan dhe prezantuan masat konkrete për zvogëlimin e GhG-së dhe hartuan se si do të duket aplikimi i ideve të tyre. Gjatë seminarit trajnues, pjesëmarrësit gjithashtu zhvilluan një plan të aktiviteteve lokale të cilave do t’i përkushtohen deri në takimin e rradhës në kuadër të këtij projekti, në fund të muajit Mars 2021.

Projekti “Karta e Gjelbër Rajonle e të Rinjëve” është duke u implementuar nga Lëvizja Evropiane në Serbi, me partnerët, Qendra për Ekologji dhe Energji nga Tuzlla, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) nga Prishtina, Alfa Center nga Nikshiqi, ndërsa ky projekt implementohet nga Fondi për Ballkanin Perendimor (WBF).