Diskutim informues me komunitetin serb

09.03.2020

ë datë 9 mars 2020, Instituti D4D ka organizuar një diskutim informues në Komunën e Kamenicës, me komunitetin serb. Diskutimi u përqëndrua në barrierat e këtij komuniteti gjatë procesit zgjedhor.

Diskutimi filloi me një prezantim nga D4D ku u prezantua puna e projektit që ishte bërë deri më tani. Pas kësaj, pjesëmarrësit u ndanë në grupe në mënyrë që të zhvillojnë punë grupore për të diskutuar mbi procesin zgjedhor dhe sfidat me të cilat përballen gjatë këtij procesi.

Të gjithë pjesëmarrësit që ishin të pranishëm në diskutim, theksuan se ata kanë votuar gjatë zgjedhjeve të fundit që u mbajtën më 6 tetor 2019, gjë që vërtet tregon se ata janë të interesuar të marrin pjesë në procesin zgjedhor në Kosovë.

Ndër pikat që u diskutuan dhe u rekomanduan, një çështje që u theksua ishte se atyre u duhen më shumë informacione se si të votojnë, sepse ata u shprehën se ndonjëherë kanë probleme gjatë procesit të votimit.

Ky aktivitet u organizua me mbështetje të popullit amerikan përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe IFES.