
Instituti Demokraci për Zhvillim po vazhdon të punojë ngushtë me subjektet politike. Kësaj radhe, po zhvillohen bashkëpunime me të rinjtë/rejat e këtyre subjekteve për të mirën e komunitetit në përgjithësi.
Me datë 21 janar 2021, u mbajt takimi i parë me të rinjtë/rejat nga Komuna e Prishtinës me qëllim propozimin e ideve të ndryshme me bazë në komunitet që mund të implementohen gjatë muajve në vazhdim. Gjatë këtij takimi u shkëmbyen ide të ndryshme nga të pranishmit ku Instituti D4D do ta mbështesë me një fond simbolik zhvillimin dhe implementimin e një iniciative.
Qëllim tjetër për të cilin D4D angazhohet, është nxitja e bashkëpunimit mes të rinjve/rejave pa marrë parasysh bindjet e tyre ideologjike.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Përfaqësimi i të rinjve me integritet politik”, me mbështetje nga National Endowment for Democracy (NED).

prev
next
prev
next