Takim motivues mes deputetëve dhe rinisë në Komunën e Prizrenit

03.09.2020

Të mërkuren me datë 02 shtator, duke respektuar distancën sociale dhe  vënien e maskave, u mbajt takimi motivues mes të rinjve të Komunës së Prizrenit dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës: Haxhi Avdyli nga LDK, Arbër Rexhaj nga LVV dhe Kujtim Gashi nga PDK. Gjatë këtij takimi, të rinjtë e pranishëm patën mundësinë që të dëgjojnë më shumë rreth rrugëtimit të deputetëve për të arritur në këtë pozitë dhe sfidat që ata kanë kaluar. Ndër të tjera, të rinjtë diskutuan edhe rreth mjeteve të nevojshme me të cilat ata duhet të pajisen për t’i tejkaluar vështirësitë me të cilat mund të ballafaqohen në të ardhmen.

Të rinjtë u inkurajuan që të marrin pjesë në procese politiket dhe vendimmarrëse dhe se ata duhet të kenë një qasje për zhvillimin e demokracisë.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Përfaqësimi i të rinjve me integritet politik” me mbështetje nga National Endowment for Democracy (NED).