Punëtoria “Ideas for Change” me Anëtarët e Forumeve Rinore

13.02.2024

Gjatë kësaj fundjave, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), ka mbajtur punëtorinë me anëtarët e forumeve rinore nga subjektet politike.

Gjatë kësaj punëtorie është trajtuar tema e prezencës në rrjete sociale dhe si të përdoret marketingu digjital për të rritur audiencën dhe për të përçuar mesazhin për ndryshim në shoqëri. Këto aftësi do të përdoren për të shpërndarë projektet të cilat do të hartohen dhe implementohen nga këto grupe rinore.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përfaqësimi i rinisë me integritet politik”, me mbështetje nga National Endowment for Democracy (NED).