Debat mbi mirëqenien dhe planin e subjekteve politike në këtë fushë

11.02.2021

Më datë 11 shkurt 2021, në kuadër të Kosova që Duam u mbajt debati n’Odë për diskutim mbi mirëqenien dhe planin e subjekteve politike sa i përket kësaj fushe.

Nga Instituti Demokraci për Zhvillim pjesë e panelit në këtë diskutim ishte Valëza Zogjani, Hulumtuese e Politikave.

Çfarë politika aktive pretendojnë të ndërmarrin subjektet politike për fuqizimin ekonomik të grave specifikisht? Çfarë specifika janë paraparë për bizneset e grave nga subjektet politike në programet e tyre? A parashohin subjekktet politike involvim aktiv të baballarëve në rritjen dhe kujdesin e fëmijëve? Ishin vetëm disa nga pikat të cilat u diskutuan gjatë debatit. Gjithashtu, u potencua se kërkohet një analizë shumë e thellë gjinore për t’i shuar pabarazitë që ekzistojnë.

Debatin e plotë mund ta gjeni në: https://www.facebook.com/watch/live/?v=347643532987445&ref=watch_permalink