
Më datë 06 korrik 2020, Instituti Demokraci për Zhvillim ka organizuar diskutimin informativ me pjesëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në komunën e Ferizajit. Ndër të tjerë, në takim kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues nga KQZ.
Gjatë këtij aktiviteti, u diskutua fillimisht mbi rolin e KQZ-së në procesin zgjedhor si dhe mbi rolin e përfaqësuesve të komunitetit RAE në këtë institucion. Ndër të tjera, u theksua edhe mënyra e përfaqësimit të këtij komuniteti në institucionet e tjera publike.
Përpos diskutimit mbi këto pika, gjatë këtij takimi pjesëmarrësit kanë zhvilluar punë grupore për adresimin e disa cështjeve sic janë: benefitet nga votimi dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky komunitet gjatë procesit zgjedhor. Të pranishmit potencuan se qytetarët ende nuk kanë njohuri të mjaftueshme mbi procesin e votimit.
Në fund u dhanë edhe rekomandime në mënyrë që ky komunitet të përfshihet sa më mirë gjatë procesit zgjedhor. Ndër të tjera, u kërkua që takime të tilla të mbahen më shpesh me pjesëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
