Projekti: Grant Institucional

Përshkrimi: Ky projekt ka për qëllim të fuqizoj kulturën demokratike përmes influencimit të politikave socio ekonomike, duke shtyer për praktika të qeverisjes së mirë dhe informimin e interest publik përmes hulumtimit në terren. Fokusi është te ngritja e vetëdijes mbi ndikimin e dezinformimit dhe lajmeve të rreme në mirëqenien e grupeve të cenueshme në shoqëri, si dhe rritja e njohurive të asambleistëve të zgjedhur për herë të parë.

 

Projekti: Luftimi i dezinformatave dhe rikthimi i besimit të qytetarëve në media

Përshkrimi: Ky projekt synon të rrisë përpjekjet e nismës së NDI Kosovë në ngritjen e vetëdijes për çrregullimet e informacionit, ta sjellë këtë çështje në diskursin publik dhe të angazhojë palët e interesuara në kuptimin dhe luftimin e çrregullimeve të informacionit.

Projekti: Heqja e barrierave: Demokracia pjesëmarrëse në proceset zgjedhore

Përshkrimi: Qëllimi i këtij projekti është të sigurohet proces zgjedhor i besueshëm, pjesëmarrës dhe gjithëpërfshirës në Kosovë duke mundësuar një mjedis pjesëmarrës për diskutimin dhe koordinimin mes komuniteteve të praktikës që mbrojnë integritetin e zgjedhjeve

Projekti: Rritja e qasjes së grave në punësim.

Përshkrimi: Qëllimi kryesor i projektit është rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës përmes avokimit të synuar në luftën kundër diskriminimit gjinor, promovimit të punës së denjë dhe zbatimit të strategjive miqësore gjinore, që përmirësojnë praninë e grave në tregun e punës.

Projekti: Avancimi i proceseve demokratike në Kosovë

Pershkrimi: Projekti ka për qëllim avancimin e proceseve demokatike në Kosovë përmes zgjedhjeve më të besueshme dhe gjithëpërfshirëse. Arritja e kesaj eshte e mundshme përmes objektivave si mbrojtja e integritetit  te zgjedhjeve, permirësmi i pjesëmarrjes publike në proceset zgjedhore dhe promovimi një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse.

Projekti: Monitorimi i konsultimeve publike në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Përshkrimi: D4D synon që të monitorojë tre ndryshime tentative të legjislacionit: (i) projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, (ii) koncept dokumenti për ligjin e punës, dhe (iii) projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomik-Social.

Projekti: Mobiliteti i fuqisë punëtore dhe mundësitë për të rikthyerit/at

Përshkrimi: Shpërndarja e informatave rreth mobilitetit të fuqisë punëtore dhe platformave për punësim dhe aftësim profesional në Kosovë, dhe facilitimi i i procesit të riintegrimit të të rikthyerve përmes informimit të shoqërisë për mundësitë dhe përfitimet nga programet për të rikthyer si vetëpunësimi, mbështetja për plane të biznesit, dhe banimit.

Projekti: Dialog Social për fuqizim

Përshkrimi: Projekti mbështetet nga EYE – projekt i Zyrës Zvicerane për bashkëpunim dhe zbatohet nga konsorciumi i Helvetas Swiss Cooperation dhe MDA, dhe synon të nxisë diskutim publik lidhur me situatën e të rinjve dhe grave në Kosovë në fushën socio-ekonomike si dhe për të hedhur dritë mbi modelet e pabarazisë në tregun e punës në Kosovë duke ofruar alternativa për përmirësime të përafruara me qëllimet e agjendës për punë të dinjitetshme përmes dialogut social.

Projekti: Pjesëmarrje e gjerë për qeverisje të mirë

Përshkrimi: Ky projekt i mbështetur nga Ambasada Holandeze mëton të përmirësojë gjendjen e qeverisjes së mirë në Kosovë duke rritur pjesëmarrjen e grupeve të nënpërfaqësuara, përkatësisht grave dhe të rinjve, në procese elektorale dhe vendimmarrëse.

Projekti: Voto për Demokraci
Përshkrimi: Ky projekt i mbështetur nga Ambasada Gjermane ka për qëllim rritjen e pjesëmarrjes të të rinjve në proceset demokratike me qëllim të nxitjes pozitive të zhvillimit shoqëror.

Projekti: Sallonet me të rinj
Përshkrimi: Sallonet me të rinj mbahen në një diskutim jo-formal të formatit nën rregullën Chatham, i cili ka siguruar një vend për diskutime intelektuale dhe të sinqerta dhe të shkëmbimit të mendimeve mbi tema dhe problemet me të cilat ballafaqohen të rinjët në komunat e Kosovës.

Projekti: “Ndryshimi mendësisë: Ndërtimi i besimit përmes inovacionit”
Përshkrimi:
Synimi kryesorë i këtij projekti është që të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme dhe miqësore ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duke krijuar vija bashkëpunimi që tejkalojnë fushën e politikës. Qëllimi i këtij projekti është që të ndërtoj besim dhe mirëkuptim të dyanshëm ndërmjet shoqërive serbe dhe kosovare nëpërmjet bashkëpunimeve të iniciuara ndërmjet grupeve të ndryshme profesionale (shëndet, planifikim urban, arkitekturë, etj.), ndërmarrësve (veçanërisht gratë) dhe ekspertëve të rinj të teknologjisë informative (TI) dhe inovatorëve nga Serbia dhe Kosova, me synimin për të ndërtuar marrëdhënie miqësore dhe të qëndrueshme në të ardhmen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës që përfundimisht do të sillnin pajtueshmëri në regjion. Projekti mbështetet nga “Belgrade Fund for Political Excellence (BFPE)” me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian (BE).

Projekti: Sallonet e së martës
Përshkrimi: Sallonet e së martës mbahen në një diskutim jo-formal të formatit nën rregullën Chatham, i cili ka siguruar një vend për diskutime intelektuale dhe të sinqerta dhe të shkëmbimit të mendimeve mbi tema interesante dhe të ndjeshme. Ndërsa panelistët dhe pjesëmarrësit kanë ofruar një qasje konstruktive dhe racionale ndaj sfidave publike.

Projekti: Roli i agjencive rregullative në përfaqësimin e interesit publik në Kosovë
Përshkrimi: Ky projekt kërkimor ka për qëllim të studiojë funksionimin e Agjencive të Pavarura Rregullatore (APP) në Kosovë. D4D ka për qëllim të eksplorojë më thellë nëse dhe si ndikon politika në marrjen e vendimeve në agjencitë rregullatore. Performanca e tyre do të matet bazuar në parimet e qeverisjes së mirë. Theks i veçantë do të vihet në pesë (5) agjencitë / autoriteteve rregullatore të cilat janë përgjegjëse për ushtrimin e autoritetit autonom në fushën e zhvillimit ekonomik, tregtisë dhe industries.

Projekti: Turizmi për Zhvillim: Mundësitë që duhet shfrytëzuar
Përshkrimi: Ky projekt synon të shqyrtojë dhe të jap rekomandime në lidhje me krijimin e një Organizatës Kombëtare të Turizmit për Kosovën. Publiku, sidomos disa sektorë të shoqërisë, duke përfshirë sektorin privat, nuk inkurajohen mjaftueshëm për të marrë pjesë në konsultime me të cilat politikëbërësit nuk janë të vetëdijshëm për përfitimet që ata do të fitojnë nëse arrijnë të përfshihen më shumë përgjegjësi publike në planifikim e saj.

Projekti: Akulturimi i procesit të politikave përmes fakteve, shqyrtimeve dhe pjesëmarrjes në vendimmarrje
Përshkrimi: Projekti “Akulturimi i procesit të politikave përmes fakteve, shqyrtimeve dhe pjesëmarrjes në vendimmarrje” ka për qëllim të kontribuojë në debatin publik duke ndikuar në politikat publike përmes a) analizave të kualitetit të lartë, b) evidencave sasiore, c) prezantimit të problemeve të reja para diskursit publik, d) fokusit në vështirësitë kryesore të shoqërisë, e) rritjes së vullnetit politik në mesin e vendimmarrësve për hulumtim dhe evidenca dhe f) konsultimeve me publikun lidhur me mundësitë e politikave konkurruese.

Projekti: Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe aktivizmit qytetar në Kosovë
Përshkrimi: Inkurajimi për vullnetarizëm dhe organizatave me bazë vullnetare në Kosovë me qëllim të fuqizimit të qytetarëve për të marrë përgjegjësinë për të ardhmen e tyre dhe për të zvogëluar varësinë nga mbështetja e donatorëve të jashtëm.

Projekti: Pushimi i përbashkët prindëror për barazi gjinore
Përshkrimi: Objektivi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i statusit të grave dhe burrave në familje dhe në vendin e punës duke prezantuar dhe nxitur politikat e përbashkëta të pushimit prindëror.

Projekti: Mundësi të barabarta për Demokraci
Përshkrimi: Qëllimi i projektit është të rritet interesi i të rinjve  sa i përket proceseve zgjedhore dhe vendimmarrëse, si dhe vënja në prioritet e të rinjve nga ana e partive politike dhe këshilltarëve komunal duke realizuar rëndësinë kryesore që kanë të rinjtë për zhvillimin demokratik të vendit.

Projekti: Pjesëmarrja e rinisë: Vendos për Demokraci
Përshkrimi: Ky projekt ka për qëllim fuqizimin e rinisë në aspektin vendim-marrës dhe pjesëmarrjen e tyre në procesin zgjedhor lokal.

Projekti: Gratë për zhvillim: Aktivizimi i grave në tregun e punës
Përshkrimi: Qëllimi i përgjithshëm i projektit është shfrytëzimi I dëshmive dhe avokim i shënjestruar për të lehtësuar zbraztirat gjinore në shkallën e aktivitetit të punës duke angazhuar udhëheqësinë politike dhe sektorin privat si dhe duke zhvilluar kapacitetet e grave, OSHC’ve dhe organizatave lokale të cilat punojnë në fuqizimin ekonomik të grave.