Fillon seria e mbajtjes së takimeve motivuese mes deputetëve dhe rinisë!

20.08.2020

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) po vazhdon të punoj ngushtë me të rinjtë dhe të rejat e komunave të ndryshme drejt fuqizimit të pjesëmarrjes së tyre në procese politike dhe vendimmarrëse.

Më datë 20 gusht 2020, duke respektuar distancën sociale dhe vënien e maskave, është mbajtur një takim motivues mes deputetes Arbëreshë Kryeziu Hyseni dhe të rinjve/rejave të Komunës së Gjilanit. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi rrugëtimin e deputetes për këtë pozitë, duke tentuar të inkurajojmë dhe të motivojmë të rinjtë/rejat për të marrë pjesë në proceset politike. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është ekspozimi me shembuj të mirë të politikanëve që kanë arritur sukses në mënyrë të ndershme.

Krahas këtij diskutimi, të rinjtë patën mundësinë që të diskutojnë edhe mbi sfidat që ata janë duke hasur në Komunën e Gjilanit dhe mundësitë që ata kanë për të shtyer politika rinore në bashkëpunim me deputetët.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Përfaqësimi i të rinjve me integritet politik” me mbështetje nga National Endowment for Democracy (NED).