Konferenca përmbyllëse online e projektit “Pjesëmarrja politike: Drejt angazhimit efektiv të të rinjve”

30.04.2020

Instituti D4D ka mbajtur konferencën përmbyllëse online të projektit “Pjesëmarrja politike: Drejt angazhimit efektiv të të rinjve”, sëbashku me anëtarët e rinj të Kuvendeve të Komunave që janë pjesë e grupit jo-formal “NE” dhe të rinjtë pjesë e subjekteve politike.

Gjatë këtij takimi, u prezantua raporti mbi përfshirjen e të rinjve në proceset politike si dhe animacioni i realizuar mbi këtë temë. D4D falenderon pjesëmarrësit për bashkëpunimin e ngushtë dhe frymën pozitive deri më sot. Përpos këtyre, u njoftuam më detajisht me projektin e ri ku D4D do të vazhdoj bashkëpunimin me këta anëtarë edhe në vitet e ardhshme.

Aktivitete të reja dhe atraktive për fuqizimin e pjesëmarrjes së të rinjve në procese politike e vendimmarrëse po vijnë shumë shpejtë. #StayTuned 🙂

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Pjesëmarrja politike: Drejt angazhimit efektiv të të rinjve”, që është implementuar nga Demokraci për Zhvillim (D4D), me mbështetje nga National Endowment for Democracy (NED).