Trajnim mbi Çrregullimin e Informacionit me Anëtarët e Kuvendeve Komunale dhe Forumeve Rinore

04.03.2024

Gjatë kësaj fundjave, Instituti “Demokraci për Zhvillim”, ka mbajtur trajnimin dy ditor me antarët e kuvendeve komunale dhe pjestarë të forumeve rinore nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit patën mundësi të përfitojnë njohuri rreth çrregullimit të informacionit, si të bëjmë verifikimin e fakteve dhe ndikimi i dezinformatës në jetën politike të vendit.

Ky aktivitet është mbështetur nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë.