
Të premten me datë 22 janar 2021, u mbajt takimi i radhës me të rinjtë e subjekteve politike në Komunën e Pejës.
Gjatë këtij takimi u propozuan ide të ndryshme nga të pranishmit, ide të cilat do t’i shërbejnë komunitetit në përgjithësi. Të rinjtë/rejat diskutuan mbi problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë, dhe mënyrën se si ata mund të nxisin zgjidhjen e tyre përmes iniciativave rinore.
Ndër të tjera, qëllim i takimit ishte edhe njoftimi i të rinjve të cilët janë pjesë e subjekteve të ndryshme politike si dhe nxitja e bashkëpunimit mes tyre.