Sfidat dhe mundësitë: Anëtarët/et e Kuvendeve Komunale drejt implementimit të iniciativave

02.05.2024

Gjatë kësaj jave, Instituti Demokraci për Zhvillim ka mbajtur konferencën përmbyllëse “Sfidat dhe mundësitë: Anëtarët/et e Kuvendeve Komunale drejt implementimit të iniciativave”, në kuadër të projektit “Fuqizimi i pjesëmarrjes së të rinjve në procese politike”, që mbështetet nga Fondi Kombëtar për Demokraci (NED).

Që nga viti 2017, krahas punës me nivelin qendror, kontributit në reformë zgjedhore, mbështetjes komisionit qendror të zgjedhjeve, D4D ka krijuar ura bashkëpunimi me të rinjtë dhe rejat e subjekteve politike, duke përcjellë dhe ngritë kapacitet e tyre, e viteve të fundit, edhe me këshilltarë në Kuvende Komunale dhe grupet e Forumeve Rinore.

Konferenca u përmblodh me këshilltarët e kuvendeve komunale, duke ndarë iniciativat të cilat janë drejtuar në kuvendet komunale për interesat e qytetarëve, dhe u diskutuan përfititmet që jane marrë nga këto trajnime dhe punëtori dhe se si u aplikuan në rrugëtimin e tyre në skenën politike.