Takim motivues mes deputetëve dhe rinisë në Mitrovicë

28.08.2020

Të rinjtë e Komunës së Mitrovicës patën mundësinë që të mbajnë takimin motivues me deputeten Fjolla Ujkani nga radhët e LVV-së, të premten me datë 28 gusht.

Gjatë këtij takimi, të rinjtë e pranishëm dëgjuan më shumë rreth rrugëtimit të deputetes për të arritur në këtë pozitë, hapat që duhet ndjekur, sfidat që duhen kaluar, përkrahjen dhe vetëbesimin e nevojshëm që duhet pasur gjatë këtij rrugëtimi. Ndër të tjera, ata patën mundësinë të kuptojnë më shumë rreth punës që zhvillon një deputet dhe politikat që mund të shtyhen përpara.

Për më tepër, të rinjtë dhe deputetja diskutuan edhe rreth çështjeve të tjera në interes të të rinjve dhe mënyrat më të mira të avokimit për këto çështje.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Përfaqësimi i të rinjve me integritet politik” me mbështetje nga National Endowment for Democracy (NED).