Ceremonia vjetore e çmimeve “Babai i vitit”

21.12.2023

Edhe sivjet u mbajt ceremonia vjetore e çmimeve “Babai i vitit” në kuadër të projektit, në të cilën u shpërblyen tre baballarë. Storiet e baballarëve të zgjedhur, dhe të shumë atyre të nominuar për këtë çmim, janë tregues që prindërit në Kosovë kanë nevojë për politika të tilla që u mundësojnë atyre një balancë më të mirë mes jetës private dhe punës, dhe arritje të barazisë familjare.

Qëllimi i këtij çmimi është përçimi i mesazhit se prindërit duhet të bashkëpunojnë dhe të ndajnë përgjegjësitë dhe kohën e përkujdesjes ndaj fëmijëve mes tyre, gjë që do të mundësonte edhe një lidhje emocionale më të fortë mes fëmijëve dhe prindit të tyre, respektivisht babait, si dhe nxitja e rishikimit të modelit të propozuar nga qeveria për leje prindërore për të mundësuar një ndarje më të balancuar të pushimit mes të dy prindërve dhe ofrimit të lejes prindërore me pagesë për të inkurajuar një pjesëmarrje me aktive sidomos të baballarëve në përkujdesin e fëmijëve.

Sivjet, baballarët fitues të çmimit vjetor “Babai i vitit” janë:
  • Arben Boshnjaku
  • Ilir Mazreku
  • Edis Galushi

Aktiviteti është pjesë e Koalicionit për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-ekonomike dhe Olof Palme International Center – Programi për Kosovë

Kjo ceremoni është realizuar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria civile për vlera të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).