Qeverisja dhe interesi publik është program i cili fokusohet që institucionet dhe zgjedhësit t’i sjellë më afër njëri tjetrit, përmes promovimit të parimeve të qeverisjes së mirë, siç janë transparenca institucionale dhe llogaridhënia publike.
D4D ka përvojë të dëshmuar në facilitimin e këtij procesi, me anë të të cilit kërkon që qeverisjen lokale dhe qendrore t’i bëjë më përgjegjëse ndaj nevojave dhe brengave të qytetarëve. Për më tepër, D4D punon në inkurajimin e institucioneve gjegjëse për përmirësimin e standardeve të tyre të qeverisjes, si dhe të krijojë hapësirë për diskutim publik dhe përfshirje të qytetarëve në mbajtjen e këtyre institucioneve llogaridhënëse. Në kuadër të sferës së interesit publik, D4D përpiqet ta rrisë vetëdijesimin lidhur me rëndësinë e publikut të gjerë sa i përket pjesëmarrjes në proceset vendim-marrëse, përmes avokimit dhe lobimit në ngritjen e zërit për kërkesat e grupeve të margjinalizuara.
Gjatë vikendit të kaluar, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka mbajtur Trajnimin tre ditor me Këshilltarët Komunal. Fokusi i...
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar dy diskutime Agora gjatë muajit të kaluar në Suharekë dhe Prizren. Diskutimet...
Sesioni informues mbi qeverisjen e mirë, këtë radhë është organizuar me asambleistët/et, si dhe të rinjtë e forumeve rinore...
Mbi njëzetë këshilltarë/e të nivelit lokal, me përfaqësim pothuajse të shtatë Komunave, ishin pjesë e trajnimit tre ditor, të...
Sesioni informues mbi qeverisjen e mirë, këtë radhë është organizuar me asambleistët/et e kuvendit komunal të Pejës, Decanit dhe...
Më date 8 Tetor, 2022 është realizuar “Trajnim i aftësive në financa për gratë në biznes dhe organizata” nga...
Prej vitit 2016 kur kanë filluar ndryshimet legjislative për Ligjin e Punës, specifikisht Ligjin për leje prindërore, Instituti D4D,...
Sesioni informues mbi qeverisjen e mirë, këtë radhë është organizuar në Komunën e Deçanit, me asambleistët/et e kësaj komune....
Në kuadër të projektit “Luftimi i dezinformatave dhe rikthimi i besimit të qytetarëve në media” është mbajtur konferenca me...