Trajnim me Këshilltarë Komunal mbi Qeverisjen e Mirë

30.11.2023

Gjatë vikendit të kaluar, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka mbajtur Trajnimin tre ditor me Këshilltarët Komunal. Fokusi i këtij trajnimi është që të forcoj njohuritë dhe kapacitetet e Këshilltarëve Komunal për të mbështetur përgjegjësitë dhe të drejtat që vijnë nga pozita e tyre. Ky trajnim është fokusuar në Qeverisjen Lokale, dimensionin ligjor dhe buxhetor, por edhe bashkëpunimin me shoqërinë civile. Gjithashtu është diskutuar edhe me Këshilltarët Komunal mbi aplikueshmërinë e parimeve të qeverisjes së mirë në komunat e tyre.

Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile KCSF ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.