Diskutim Agora: Roli i Asambleistëve dhe Qeverisja e mirë Komunale në Suharekë dhe Prizren

30.11.2023

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar dy diskutime Agora gjatë muajit të kaluar në Suharekë dhe Prizren. Diskutimet ishin të fokusuar në qeverisjen e mirë në nivelin lokal dhe punën e qeverisjes lokale në përfshirjen e grupeve të marxhinalizuara në procesin e vendimmarrjes.

Diskutimet gjithashtu janë fokusuar edhe në mënyrat e përfshirjes dhe informimit të qytetarëve mbi punët e komunës, në veçanti të Asamblesë Komunale, por edhe përfshirjes së qytetarëve në dëgjime publike.

Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile KCSF ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.