Dokumentar ‘Leja prindërore për barazi gjinore’

24.08.2022

Prej vitit 2016 kur kanë filluar ndryshimet legjislative për Ligjin e Punës, specifikisht Ligjin për leje prindërore, Instituti D4D, në bashkëpunim me organizata të tjera të shoqërisë civile dhe hisedarë të tjerë, ka avokuar për politika të cilat i përshtaten nevojave të grave dhe burrave në tregun e punës në Kosovë. Politikat e përshtatshme familjare ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e familjes, thyerjen e
stereotipeve dhe avancimin e barazisë gjinore në familje dhe shoqëri.

Në videon më poshtë, kemi mbledhur disa nga hisedarët me të cilët kemi punuar, për të promovuar punën e rendësishme që bëhet për të siguruar ndarjen e barabartë të nënave dhe baballarëve në përkujdesjen e fëmijëve, si parakusht i barazisë gjinore.

Linku në kanalin zyrtar të D4D-së në youtube: https://www.youtube.com/watch?v=xn5XyZx59HA

 

Ky dokumentar është realizuar në kuadër të projektit “Dialog social për drejtësi shoqërore”, që implementohet nga Demokraci për Zhvillim (D4D), në kuadër të Koalicionit për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-ekonomike, me financim nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe mbështetje nga Qeveria Suedeze. Përmbajtja e kësaj video nuk reflekton doemos mendimet e Qendrës Ndërkombëtare Olof Palme dhe Qeverisë Suedeze.