Sesion informues mbi qeverisjen e mirë me asambleistë/e të Komunës së Prishtinës dhe Podujevës

30.11.2023

Sesioni informues mbi qeverisjen e mirë, këtë radhë është organizuar me asambleistët/et, si dhe të rinjtë e forumeve rinore të kuvendeve komunale të Prishtinës dhe Podujevës të cilët ishin prezent, dhe patën mundësi të marrin informatat mbi praktikat e qeverisjes së mirë, si dhe mundësinë e përdorimit të platformës qeverismire.info, e cila mund t’iu lehtësoj punën gjatë sesioneve në asamblenë komunale.

Platforma “Qeveris mirë” është prodhuar si një nevojë në Kosovë për të sjellë vendimmarrësit lokal më pranë qytetarëve. Kjo platformë është e dobishme në plotësimin e hendekut të njohurive të zyrtarëve komunal, duke ndihmuar përfaqësuesit publik dhe qytetarët, pasi të dyja palët do të jenë vazhdimisht në gjendje të verifikojnë funksionimin korrekt të procedurave dhe marrëdhënieve në institucionet publike.

Ky sesion është organizuar në vazhdimësinë e aktiviteve për të fuqizuar asambleistët në nivel lokal, përkrahur nga National Endowment for Democracy.