Diskutim Agora mbi Qeverisjen e Mirë

12.01.2024

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) gjatë muajit të kaluar ka mbajtur diskutimin Agora në komunën e Kamenicës.

Ky diskutim kishte për qëllim diskutimin me qytetarë me fokus në qeverisjen e mirë. Gjatë këtij diskutimi janë ngritur çështje mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në dëgjime publike, realizimi i kërkesave të qytetarëve dhe përkrahja e iniciativave të qytetarëve si pjesë të Qeverisjes së mirë në nivel lokal.

Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile KCSF ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.