Trajnim i aftësive në financa për gratë në biznes dhe organizat

19.10.2022

Më date 8 Tetor, 2022 është realizuar “Trajnim i aftësive në financa për gratë në biznes dhe organizata” nga Instituti D4D. Qëllimi i këtij trajnimi ishtë rritja e kapaciteteve dhe njohurive për gratë në bizese dhe në organizata në Komunën e Mitrovicës në fushën e menaxhimit të financave, raportimeve dhe analizave financiare. Në këtë trajnim morën pjesë 25 gra nga Komuna e Mitrovicës dhe komunat përreth, të cilat u pajisën me njohuri substanciale të cilat do t’i përdorin për të rritur efikasitetin në menaxhimin dhe fleksibilitetin financiar të organizatat dhe bizneset e tyre.

Ky trajnim u realizua në kuadër të projektit “Shfrytëzimi i Zhvillimit: Rritja e qasjes se grave ne tregun e punes” që ka për qëllim inkurajimin e grave në Kosovë për të qënë pjesë aktive e tregut të punës, duke konsideruar fuqizimin ekonomik të gruas si premisë për barazi gjinore në Kosovë dhe zhvillim të qëndrueshëm shoqëror.

Ky projekt mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë.