Trajnim mbi Zgjerimin e Shkathtësive të Biznesit dhe Organizatave në Komunitet

17.04.2024

Me pjesëmarrje të rreth 25 grave nga Mitrovica e Veriut dhe Jugut, Zubin Potoku, Zvecani, Skenderaj, Prizren dhe një numër i komunave të tjera në Kosovë, që janë në krye të organizatave dhe bizneseve në Kosovë, po mbahet trajnimi 2 ditor mbi “Zgjerimin e Shkathtësive të biznesit dhe organizatave në komunitet”. Ky trajnim do të ndihmojë gratë në biznese të vogla dhe organizata me bazë në komunitet të zhvillojnë aftësitë e tyre kompetitive në tregun e punës dhe mundësive për punësimin e grave të tjera.

Trajnimi është realizuar në kuadër të projektit “Shfrytëzimi i Zhvillimit: Rritja e qasjes së grave në punësim” financuar nga Ambasada Norvegjeze në Kosovë.