Trajnim me Anëtarët e Kuvendeve Komunale dhe Përfaqësues të Forumeve Rinore mbi Prokurimin Publik

22.04.2024

Mbi 30 këshilltarë/e të nivelit lokal dhe përfaqësues/e të forumeve rinore të partive politike nga komuna të ndryshme të Kosovës patën mundësinë të përfitojnë njohuri praktike mbi procesin e prokurimit, si pjesë e mbështetjes tashmë katër vite nga fillimi i mandatit, në trajnimin dy ditor i organizuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përfaqësimi i rinisë me integritet politik”, me mbështetje nga National Endowment for Democracy (NED).