Pezullimi i Vizave

28.03.2024

“E them me qartësi ju kemi besuar për vizat, çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respekt për fjalën e dhënë dhe fjala nuk po mbahet. Pres që palët të angazhohen që të ecin përpara dhe është kushti i paqes në të gjithë zonën”. Ky është përkthimi zyrtar i publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrit të Shqipërisë. Duke iu referuar ndodhive të fundit në veri, Macron ka shprehur se fjala e dhënë nga dy shtetet për stabilizimin e situates në veri nuk po mbahet, por nuk ka thënë si pasojë do të pezullohen vizat.

Shumë media në Kosovë dhe Shqipëri, duke përfshirë edhe rrjetet sociale dhe portalet online, kanë shpërndarë lajmin se Franca pezullon vizat për Kosovën. Disa nga mediat e kanë korrigjuar lajmin e disa të tjera kanë vazhduar ta mbajnë lajmin e keqinterpretuar. Ndikimi i nje informate me permbajtje te çrregullimit te informacionit vërehet në këtë rast ku edhe figura publike në Kosovë reagojnë ashpër kundrejt qeverisë së Kosovës për “pezullimin e vizave”.

Rreth 40 media kanë postuar artikuj për “pezullimin e vizave” dhe ka grumbulluar rreth 4294 ndërveprime.

Kjo infografikë është përgatitur nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në kuadër të projektit “Mbulueshmëria dhe kuptueshmëria e çrregullimit të informacionit në Kosovë”, që mbështetet nga NDI dhe USAID në Kosovë.

Të tjerat

Projektligji për riprodhim të asistuar-IVF

Narrativat në Gjuhën Serbe për Muajin Nëntor 2023

Zhvillimet në Veri