Trajnim mbi Avancimin e Agjendës për Punë të Denjtë përmes Dialogut Social në Komunën e Prizrenit

18.04.2024

Është duke u realizuar trajnimi mbi “Avancimin e Agjendës për Punë të Denjtë përmes Dialogut Social” në Prizren, ku po marrin pjesë rreth 20 gra nga fusha e biznesit dhe organizatat jo-qeveritare në Prizren, si dhe gra profesioniste dhe të vetë-punësuara.

Ky trajnim është duke u realizuar në kuadër të projektit “Shfrytëzimi i Zhvillimit: Rritja e Qasjes së grave në punesim” financuar nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë. Ky projekt ka për qëllim inkurajimin e grave për pjesëmarrje në tregun e punës dhe fuqizimin ekonomik të gruas në Kosovë.