Objektivi specifik i programit është të ''promovojë pjesëmarrjen qytetare dhe parimet e qeverisjes së mirë përmes hulumtimit dhe rekomandimeve të politikave për zgjedhjet, partitë politike dhe bashkëpunimin rajonal''.

D4D bashkëpunon me hisedarë kyç të zgjedhjeve, dhe është e përfshirë në një varg aktivitetesh të ndërlidhura me zgjedhjet, që nga edukimi i votuesve dhe vëzhgimi i zgjedhjeve, trendet e votimit, drejtësia në zgjedhje, avokimi dhe reforma zgjedhore dhe përmirësimi i listës të votuesve. Për ta mbështetur demokratizimin e partive politike, D4D ka bërë hartën e ideologjive të partive dhe përmes avokimit punon për ta përmirësuar legjislacionin përkitazi me transparencën dhe llogaridhënien e partive politike, rritjen e përfaqësimit gjinor në organet menaxhuese të zgjedhjeve dhe përfshirjen e të rinjve në vendim-marrje.

Çfarë mund të ndërmarrim për të ulur përhapjen e gjuhës së urrejtjes online ndaj grave në politikë?

Monitorimi i diskutimeve politike tregon se një politikane grua renditet ndër figurat më të targetuara nga gjuha e urrejtjes

Analizë e Politikave dhe Hulumtim

24 Mars 2026

Sa hapësirë u jepet grave dhe burrave në mediat online?

Analizë e Politikave dhe Hulumtim

19 Janar 2026

Rritje të autorëve burra të komenteve mizogjene