Votues të Informuar: Strategji për Edukim dhe Ndërgjegjësim Efektiv të Votuesve

20.06.2025

Rezarta Delibashzade-Krasniqi, Drejtoreshë Ekzekutive e D4D-së, ndau perspektivat e shoqërisë civile mbi rritjen e besimit në zgjedhje, përmes edukimit gjithëpërfshirës të votuesve dhe informimit publik. Ne konferencën e organizuar nga Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KShZ) ne Maqedonie e Veriut, si pjesë e Programit për Mbështetje Zgjedhore të Qeverisë së Zvicrës, të zbatuar nga IFES, me mbështetjen e ODIHR-it dhe projektit të tij për Mbështetjen e Reformave Zgjedhore në Ballkanin Perëndimor.

Ajo prezantoi bashkëpunimin e D4D-së me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe institucionet e drejtësisë, të formalizuar përmes memorandumeve të mirëkuptimit që forcuan transparencën dhe bashkëpunimin institucional.

Duke theksuar praktika inovative si simulimet zgjedhore për të rinjtë, videot informuese gjatë pandemisë dhe fushatat në rrjete sociale, ajo vuri në dukje rëndësinë e përfshirjes së komuniteteve të ndryshme në procesin zgjedhor. Gjithashtu, theksoi se si shoqëria civile mund të shërbejë si një urë lidhëse ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve, duke siguruar që informacioni për votuesit të jetë i qasshëm dhe i besueshëm.

Prezantimi ofroi njohuri praktike se si përpjekjet strategjike, gjithëpërfshirëse dhe të përshtatshme të informimit, nxisin pjesëmarrje të qëndrueshme demokratike dhe besim publik në proceset zgjedhore.