Fuqizimi i grave përmes dialogut dhe avokimit

08.05.2025

Në kuadër të projektit “Vendimmarrja me dialog: Përmirësimi i jetës rurale përmes avokimit të grupeve të interesit”, me mbështetje të projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”, D4D synon të adresojë një nga sfidat më të mëdha në Kosovë, numrin e lartë të grave të papuna joaktive në tregun e punës, veçanërisht në zonat rurale, duke fuqizuar aktivistët lokalë që të bëhen agjentë të ndryshimit.

D4D zhvilloi takime me Qendrën për Barazi dhe Drejtësi (QBD) në Prizren dhe Syrin e Vizionit në Pejë. Këto takime patën për qëllim prezantimin e projektit, qëllimit dhe vizionit të tij, dhe diskutimin e mundësisë që këto organizata t’i bashkohen iniciativës për krijimin e një grupi të aktivistëve. Ky grup do të angazhohet në identifikimin e sfidave, hulumtime në terren, grumbullim të të dhënave, prodhim të materialeve të avokimit dhe lobim për ndryshime konkrete në politika.

Gjatë gjithë këtij procesi, D4D do të ofrojë mbështetje të vazhdueshme, ekspertizë dhe ndërtim të kapaciteteve në fusha si: metodologji të hulumtimit, formulim të politikave publike, si dhe teknika të komunikimit, avokimit dhe lobimit. Vizioni afatgjatë është krijimi i një modeli të qëndrueshëm të angazhimit, i cili ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve socio-ekonomike të grave në Kosovë, me theks të veçantë të atyre që jetojnë në vendbanimet rurale.

“Vendimmarrja me dialog: Përmirësimi i jetës rurale përmes avokimit të grupeve të interesit” zbatohet me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në partneritet me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Center for Research and Policy Making (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).

#SMARTBalkansProject #SMARTBalkans #SupportedByNorway #NationalInterventionsGrant #IDM