Monitorimi i çrregullimeve të informacionit në mediat online dhe sociale: Narrativat e pavërteta dhe titujt e bujshëm

29.04.2024

Gjatë ditës së sotme, Instituti Demokraci për Zhvillim, ka mbajtur një tryezë diskutimi mbi lansimin e raporteve monitoruese të mediave online dhe sociale gjatë muajve janar-mars: Monitorimi i çrregullimeve të informacionit në mediat online dhe sociale: Narrativat e pavërteta dhe titujt e bujshëm.

Për të diskutuar mbi gjetjet kryesore gjatë muajve janar-mars, të ftuar në panel të ftuar ishin: Fitore Rexhepi, Gazetare dhe moderatore në RTK dhe Arsim Lanin, Redaktor dhe Moderator në T7. Gjithashtu të ftuar kishte përfaqësues nga shoqëra civile, media dhe nga avokati i popullit.

Në këtë diskutim u fol për rëndësinë e filtrimit të lajmit para publikimit, që të mos ketë gjuhë senzacionale, dhe se titujt e bujshëm arsyetohen me idenë e përfitimit të klikimeve dhe përfitimeve financiare. Gjithashtu u theksua se shkaku i dezinformimit dhe shkrimit senzacional ka humbur edhe besimi në media. Si një rekomandim kryesor u përmend nevoja për inkuadrimin e edukimit medial në shkolla si të domosdoshme që të rinjtë të jenë të informuar për dukuritë e dezinformimit online, në mënyrë që të zhvillohet një shoqëri e mirë informuar mediatike.

Ky aktivitet është organizuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në kuadër të projektit “Mbulueshmëria dhe kuptueshmëria e çrregullimit të informacionit në Kosovë”, që mbështetet nga NDI dhe USAID në Kosovë.