Çfarë dominon hapësirën mediale online?

18.09.2026

Nga mbi 60,000 lajme të monitoruara, raste të gjuhës së urrejtjes janë identifikuar në disa prej temave kryesore të debatit publik: 76 raste në politikë, 30 në krim dhe drejtësi, 23 në çështjet Kosovë–Serbi, Veriu dhe siguria, 15 në çështjet ndërkombëtare dhe 8 në ekonomi.

Gjuha e urrejtjes në hapësirën digjitale nuk është vetëm çështje e një fjale apo titulli problematik. Kur etiketimet, sulmet dhe narrativat armiqësore përsëriten dhe shpërndahen, ato mund ta zhvendosin debatin nga faktet dhe argumentet drejt sulmit ndaj individëve apo grupeve.

Edhe mënyra se si reagojmë online ka rëndësi. Një shpërndarje, koment apo reagim mund t’i japë edhe më shumë hapësirë një përmbajtjeje problematike.

Kjo infografikë është zhvilluar në kuadër të aktiviteteve të përkrahura nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.

Të tjerat

Kontrolli i datës dhe kontekstit të informacionit

Identifikimi i clickbait-it dhe pretendimeve të paverifikuara!

Verifikimi i pretendimeve përmes fact-checking-ut