Monitorimi i Mediave gjatë muajve Shtator-Dhjetor

07.02.2024

Qëllimi i Institutit Demokraci për zhvillim (D4D), është identifikimi dhe luftimi i lajmeve me çrregullim të informacionit, trend ky në rritje i përhapjes së lajmeve me çrregullim të informacionit.

Instituti D4D, ka bërë monitorimin e mediave online dhe atyre sociale për të identifikuar lajmet/artikujt të cilat përmbajnë çrregullime të informacionit, përmes një platforme monitoruese, duke klasifikuar artikujt në bazë të kategorive: zhvillimet në veri; dialogu Kosovë-Serbi; gjuha e urrejtjes; dhuna online ndaj grave; ndasitë politike dhe ndikimi ndërkombëtar. Mediat online të cilat janë monitoruar përmes platformës kanë qenë mbi 100 media online vendore, të rajonit dhe ndërkombëtare, të selektuara në një platformë monitoruese. Monitorimi dhe analizimi i artikujve me çrregullim të informacionit është bërë paralelisht në dy mostra: në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe.

Përzgjedhja e shembujve nga të dyja mostrat është bërë duke u bazuar në përmbajtjen e artikullit i cili ka shpërndarë: dezinformatë, manipulim të fakteve, përmbajtje të paverifikuar, lajm të pavërtetë, teori konspirative, clickbait, gjuhë të urrejtjes, gjuhë ofenduese, gjuhë kërcënuese, nxitëse, artikuj me tituj tendencioz, dhe raportim të njëanshëm.

Ky raport është përgatitur nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në kuadër të projektit “Mbulueshmëria dhe kuptueshmëria e çrregullimit të informacionit në Kosovë”, që mbështetet nga NDI dhe USAID në Kosovë. Përmbajtja e dokumentit është përgjegjësi e Institutit Demokraci për Zhvillim dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron qëndrimin e NDI Kosovo.