Indeksi i Pjesëmarrjes së të Rinjve u zhvillua nga Qendra Rinore për Ballkanin Perëndimor dhe Turqis (YHWBT) për të nxjerrë në pah pengesat në përfshirjen e të rinjve dhe për të ofruar njohuri të bazuara në të dhëna për politikëbërësit dhe organizatat rinore. Ky indeks paraqet indikatore mbi Pjesëmarrjen Politike, Sociale dhe Ekonomike të të Rinjve per vitin 2023.
Shkalla më e lartë e papunësisë tek të rinjtë e regjistruar në vendet pjesëmarrëse ishte në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut, me një normë prej rreth 23%, ndersa ne Kosove verrehet nje perqindje e larte e personave NEET 37%.
Ky raport ofron të dhëna mbi sfidat dhe mundësitë që të rinjtë përballin në rajon, si dhe rekomandime konkrete për politika më përfshirëse. Nga përfaqësimi në politikë, te papunësia dhe përjashtimi social, andaj per te marre me shume informata, gjeni linkun me raportin e plote.