Digjitalizimi i shërbimeve administrative në Kosovë ka shënuar përparim të caktuar dhe qytetarët kanë përfituar ndjeshëm nga digjitalizimi, duke kursyer kohë por jo edhe burime. Aktualisht, qytetarëve u mundësohet të marrin një gamë të gjerë shërbimesh në mënyrë elektronike.
Instituti D4D ka realizuar një studim, ku përmes këtij studimi D4D synon të argumentojë se çdo investim në digjitalizimin e shërbimeve komunale ka potencial të sjellë përfitime më të mëdha krahasuese dhe duhet të trajtohet si prioritet. D4D ka identifikuar si të rëndësishme nxjerrjen e mësimeve nga përvoja e deritanishme dhe vlerësimin e motivimit të komunave për të nxitur digjitalizimin, duke u siguruar njëkohësisht që asnjë profil shoqëror të mos mbetet i përjashtuar nga ky proces.