Kapërcimi i Hendekut Mediatik

02.07.2025

Qëllimi i kësaj analize të hendekut është të identifikojë dhe vlerësojë në mënyrë sistematike mospërputhjet në praktikat e raportimit në kohë reale dhe verifikimit të fakteve që zbatohen nga mediat në Kosovë, krahasuar me standardet e përcaktuara të verifikimit të fakteve. Në mënyrë specifike, analiza do të krahasojë praktikat aktuale të mediave me kornizat e njohura, siç është Rrjeti Evropian i Standardeve të Verifikimit të Fakteve. Duke e kryer këtë vlerësim krahasues, analiza synon të zbulojë fusha specifike ku peizazhi mediatik i Kosovës nuk u përmbahet praktikave më të mira për saktësi, transparencë dhe verifikim në kohë të informacionit. Të kuptuarit e këtyre hendeqeve do të ofrojë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të sfidave dhe dobësive që mund të kontribuojnë në vazhdimësinë dhe përhapjen e dezinformimit brenda ambientit mediatik të vendit.

Përfundimisht, kjo analizë e hendekut do të shërbejë si një mjet themelor për të ofruar informata me qëllim të zhvillimit të mjeteve të përshtatura, programeve të trajnimit dhe për të sugjeruar rekomandime për t’i fuqizuar profesionistët e mediave në Kosovë. Këto masa të synuara do të rrisin kapacitetin e tyre për të identifikuar dhe parandaluar në mënyrë efektive prodhimin dhe përhapjen e dezinformatave dhe zhvillimin e praktikave të verifikimit të fakteve brenda redaksive.