Matja dhe vlerësimi i politikave të riintegrimit

21.03.2019

Emigrimi nuk është fenomen i ri, megjithatë në epokën e globalizimit – koncepti i emigrimit po fiton hapësirë gjithnjë e më të madhe në diskurs pasi që njerëzit po lëvizin gjithnjë e më shumë për arsye ekonomike, politike humanitare dhe për arsye të tjera. Në vitin 2017, është vlerësuar se 258 milionë njerëz nuk jetonin në vendet e tyre të origjinës, që paraqet një rritje prej 49% krahasuar me vitin 2000.

Implikimi dhe shkaqet e migrimit që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut janë të shumta, pasi që emigrantët, e veçanërisht emigrantët e parregullt, janë të cenueshëm nga shkeljet dhe abuzimet e të drejtave të njeriut.

Ky dokument është i strukturuar në mënyrë që të paraqes: (a) një kombinim të teorive dhe analizave krahasuese të riatdhesimit, (b) analizë kontekstuale të migrimit në Kosovë, (c) analizë të përmbajtjes së Strategjisë së tanishme Kombëtare për Riintegrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar në Kosovë 2018-2022, (d) një kapitull që përmban të gjeturat e mëparshme për të rikthyerit në Kosovë, dhe (e) një kapitull ku arrihen konkluzionet e efektit të politikave dhe skemave, të implementuara nga akterët e ndryshëm, që adresojnë nevojat e të rikthyerve.