• Shqip

Monitorimi i Mediave gjatë muajve Janar-Mars 2024

29.04.2024

Të gjeturat kryesore të monitorimeve të mediave online dhe sociale për muajt janar-mars janë:

Titujt e bujshëm (senzacional): Në rastin e tentim atentatit ndaj kryeministrit Kurti ka pasur titujt të bujshëm edhe pse nuk ka pasur konfirmim nga institucionet e sigurisë. Titujt e bujshëm përdoren për të dramatizuar lajmet, duke i dhënë përparësi taktikave të tërheqjes së vëmendjes mbi raportimin faktik.

Deklaratat e njëanshme politike që promovojnë besime personale në media: Në mostrën në gjuhën serbe vërehet dukshëm ndikimi i deklaratave të politikanëve serb në postimet e lajmeve nga portalet online. Përçimi i narrrativave të paverifikuara dhe të njëanshme nga politiknët serb. Figurat politike shfrytëzojnë platformat mediatike për të pëçuar bindjet e tyre personale, duke shkrirë limitin midis përgjegjësive profesionale dhe agjendave personale.

Mungesa e burimeve dhe informacioneve të besueshme: Artikujt nuk japin burime të besueshme ose informacione thelbësore që mbështesin titujt e tyre të bujshëm, duke çuar në dezinformata. Fenomeni i titujve të bujshëm që nuk përputhen me përmbajtjen e artikujve ose nuk japin informacion faktik është një tendencë shqetësuese në mediat online. Kjo praktikë e mediave online përdoret përmes krijimit të titujve për të tërhequr vëmendjen e lexuesit pavarësisht nga saktësia ose rëndësia e përmbajtjes. Problemi me titujt e bujshëm është mos përputhshmëria me përmbajtjen e artikujve. Zakonisht përfshihen deklarata apo pohime të guximshme pa ofruar agrumenta apo fakte të mjaftueshme dhe të besueshme. Artikujt në fjalë kanë ndikim serioz në situata të ndjeshme dhe serioze, si në rastin e marëdhënieve Kosovë-Serbi. Dezinformimi përmes titujve të bujshëm sjellin ndasi dhe polarizim brenda shoqërisë. Për më tepër vëmendja e informacionit nga çështje të rëndësishme dhe komplekse bartet te artikujt me tituj të bujshëm që përbëjnë dezinformim.

Gjatë diskutimit, si rekomandim, u theksua se nevoja për inkuadrimin e edukimit medial në shkolla është e domosdoshme që të rinjtë të jenë të informuar për dukuritë e dezinformimit online, në mënyrë që të zhvillohet një shoqëri e mirë informuar mediatike.

Ky raport është përgatitur nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në kuadër të projektit “Mbulueshmëria dhe kuptueshmëria e çrregullimit të informacionit në Kosovë”, që mbështetet nga NDI dhe USAID në Kosovë. Përmbajtja e dokumentit është përgjegjësi e Institutit Demokraci për Zhvillim dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron qëndrimin e NDI Kosovo.