Rruga e Kosovës drejt evropianizimit: Tejkalimi i mekanizmave nga lart-poshtë

Evropianizimi është transformuar nga aspirata në detyrim, dhe kjo në sensin afatgjatë ka krijuar nevojën për sakrifikimin e demokracisë së brendshme në aspektin e integrimit në BE. Kështu, në shumicën e rasteve kjo rezulton jo vetëm në mungesë të zbatimit të kritereve por, dhe më e rëndësishmja, është e pranishme njëmungesë e aftësisë për t’a zbatuar legjislacionin. Dallimi këtu është se mungesa e zbatimit mund të vijë për shkak të mungesës së vullnetit politik, ndërsa mungesa e aftësisë për të zbatuar vjen nga përqafimi i dobët i fuqisë transformuese që BE-ja synon të arrijë. Çështja kryesore qëndron në kontraditat midis mekanizmave të evropianizimit të përqendruara në kushtëzim dhe asaj që vë në dukje hulumtimi empirik, gjegjësisht realiteti i politikës së brendshme të BE-së, dhe proceseve dhe aftësive të brendshme për t’u përshtatur me kushtet e vendosura. Andaj, ekziston nevoja për rishqyrtimin dhe riformulimin e mekanizmave të evropianizimit.

Qëllimi i këtij dokumenti të politikave është që të pasqyrojë sfidat kryesore në rrugën dhe progresin e reformave të Kosovës, duke nxjerrë në pah pengesat që e minojnë këtë proces, njëkohësisht duke parë nëse qasja nga poshtë-lart mund të bëhet katalizator i ri për përqafimin e evropianizimit në mënyrë efektive. Dokumenti ofron një përmbledhje të procesit të evropianizimit, një analizë të Kosovës si rast studimi i mangësive të mekanizmave aktual të evropianizimit, si dhe një këndvështrim se si roli i Gjermanisë mund të rritet që të kthejë besueshmërinë në evropianizim.

Kosovo’s Track to Europenization.ALB