Raportet në mes të Beogradit dhe Prishtinës në të ardhmen

Ndërprerja e bisedimeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit si rezultat i zgjedhjeve në Serbi në maj të vitit 2012 ka ofruar mundësi për të reflektuar mbi arritjet por edhe kufizimet e dialogut deri më tani.

Ky punim shqyrton performancën e dialogut të kaluar dhe vlerëson faktorët që duhen rikonsideruar në strukturën e procesit të ri. Është e rëndësishme të analizohet se s’i të shfrytëzohet më së miri dialogu dhe të krijohet një momentum për t’i zgjidhur çështjet e mbetura pezull.

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit i sponsorizuar nga BE-ja është zhvilluar për një vit (nga marsi 2011 deri në shkurt 2012) dhe ka qenë pjesërisht i suksesshëm në arritjen e disa marrëveshjeve konkrete. Me gjithë të metat e tij, dialogu ka qenë ndërmjetësimi më i suksesshëm në mes të Prishtinës dhe Beogradit në dy dekadat e fundit. Asnjë nga përpjekjet e mëhershme nuk ka sjell rezultate që janë pranuar nga të dy palët.

Ky punim është përgatitur me kontribut nga: Drilon Gashi.