E ardhmja e Kosovës në NATO: Si të arrihet e pamundura?

Prej të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kosova është e fundit që e ka zhvilluar dhe zbatuar politikën e saj të pavarur të sigurisë dhe mbrojtjes. Që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, integrimi në NATO ka qenë një nga prioritetet kryesore qeveritare. Deri më sot, Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk ka ndonjë formë të marrëdhënies kontraktuale me Aleancën (shih Figurën 1). Përpjekjet për vendosjen e marrëdhënieve miqësore, siç ishte aplikimi për programin e Partneritetit për në vitin 2012, deri më tani kanë qenë të kota. Duke besuar se do të ndryshonte këtë gjendje, Parlamenti Kosovës në dhjetor të vitit 2018 votoi për të transformuar forcat e saj të sigurisë, Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), në ushtri. Ky transformim ka qenë disa herë në agjendën politike, pasi Prishtina konsideronte se ky ishte hapi i fundit për kompletimin e institucioneve të sigurisë.

Derisa ky vendim ishte mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg kishte shprehur shqetësimin e tij duke e vlerësuar vendimin “në kohë të gabuar”. Problemi në thelb ka të bëjë me një çështje kryesore: për faktin se pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj, Serbia dhe katër vende anëtare të NATO-s nuk e njohën atë. Kjo mosmarrëveshje është duke e penguar integrimin e mëtejshëm të Kosovës në NATO, dhe në forume të tjera ndërkombëtare. Mosnormalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe çështja e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën kanë ngritur pengesa politike dhe juridike në marrëdhëniet e Kosovës me Forcën e Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO, si dhe me vetë NATO-n, përfshirë këtu edhe perspektivën e saj të anëtarësimit. Duke marrë për bazë këto rrethana, pyetja shtrohet nëse është e mundshme të realizohet ndonjë alternativë ndaj marrëdhënies aktuale Kosovë-NATO. NATO, Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s mbi miratimin e ligjeve për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, 14 dhjetor 2018. Përveç Serbisë, pesë anëtare të NATO-s (dhe të BE-së): Greqia, Sllovakia, Rumania, Spanja dhe Qiproja, si anëtare e BE-së por jo edhe e NATO-s, i përkasin të ashtuquajturave vende që nuk e kanë njohur Kosovën. Kjo analizë e politikave analizon pengesat dhe mundësitë e ndryshme të Kosovës për të forcuar lidhjet e saj me NATO-n.5 Pjesët e mëposhtme paraqesin një histori të shkurtër të NATO-s në Kosovë, përfshirë edhe rolin e KFOR-it, dhe transformimin e FSK-së në ushtri. Pjesa në vazhdim përshkruan hapat e mundshëm politik dhe ushtarak që Kosova mund të ndërmarrë në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme, në mënyrë që të përgatitet si një partner i ardhshëm kredibil. Pastaj, autorët analizojnë disa mënyra në të cilat NATO dhe Kosova mund të forcojnë lidhjet në rrethanat aktuale. Në fund, kjo analizë e politikave përfundon me konkluzione dhe rekomandime.