Banorët e fshatit kanë lidhje të ngushta ndërmjet veti dhe shpesh angazhohen në aktivitete të përbashkëta për zhvillimin e mirëqenies dhe mbështetje të ndërsjellë. Ekonomia lokale bazohet kryesisht në bujqësi dhe blegtori. Kultivohen drithëra si misër dhe grurë, si dhe perime si domate, speca dhe patate. Blegtoria përfshin kafshë si pula, lopë dhe dele. Gratë luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë familjare, sidomos në përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale.
Për të adresuar këtë realitet, projekti “Vendimmarrja me dialog: Përmirësimi i jetës rurale përmes avokimit të grupeve të interesit”, i zbatuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans–Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”, synon të promovojë një qasje të re në politikëbërje.
Më poshtë gjeni Factsheet të hartuar për Komunën e Prizrenit, me fokus të veçant fshati Gorozhup.
“Vendimmarrja me dialog: Përmirësimi i jetës rurale përmes avokimit të grupeve të interesit” zbatohet me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans–Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në partneritet me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Center for Research and Policy Making (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëvetë Jashtme të Norvegjisë (NMFA).
