Gratë e fuqizuara: Çelës për transformimin e komuniteteve

Për qëllim të këtij punimi janë mbajtur pesë takime në disa rajone të Kosovës, një fokus grup dhe njëmbëdhjetë intervista me gratë nga komuniteti serb dhe ai shqiptar, përfaqësuese nga shoqëria civile, sektori privat dhe institucionet relevante, fokusi kryesor i të cilave kanë qenë çështjet gjinore dhe të drejtat e njeriut. Në fazën e parë të konsultimeve janë identifikuan çështjet me prioritet.

Ndërsa në fazën e dytë, është mbështetur formalisht rekomandimi i propozuar për çështjet e identifikuara. Gjatë kësaj periudhe, në diskutime/proces janë përfshirë gjithsej 42 pjesëmarrës/e.

Megjithëse, gjatë këtyre takimeve nga gratë pjesëmarrëse u identifikuan një mori çështjesh, diskutimi u përqendrua në dy çështje kryesore, për të cilat (gratë nga të gjitha komunitetet) do të mund të bashkëpunonin dhe të avokonin drejt një zgjidhje të mundshme. Dy fushat prioritare për të cilat u pajtuan dhe që u trajtuan gjatë këtyre takimeve, ishin; a) dhuna ndaj grave dhe b) fuqizimi ekonomik i grave. Këto fusha prioritare janë të ndërlidhura ngushtë dhe kërkojnë vëmendje të bashkërenduar nga organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet gjegjëse.

Ky punim është përgatitur me kontribute nga: Shpend Emini, Rezarta Delibashzade & Ferid Murseli.