Mediat josociale – Hulumtimi dhe ekspozimi i dezinformimit gjinor ne Kosove

19.01.2024

Qëllimi i këtij raporti është gjurmimi dhe zbulimi i dezinformimit gjinor, i cili përbën një trend shqetësues në shpërndarjen e lajmeve dhe informacionit përmes platformave të rrjeteve sociale dhe online. Targetimi joproporcional i bazuar në gjini dhe orientim seksual, veçanërisht i atyre që janë nën sytë e publikut siç janë politikanet, është një fenomen i zakonshëm i fushatave të dezinformimit dhe dhunës online. Efektet e fushatave të tilla dëmtojnë besueshmërinë e grave udhëheqëse, duke ndikuar potencialisht në perceptimin publik dhe në rezultatet e zgjedhjeve. Dhuna dhe ngacmimet online, të karakterizuara nga komente seksiste dhe mizogjene, janë më të përhapura për gratë dhe personat LGBTQI+, veçanërisht në rrjete sociale, si dhe mund të ndikojnë negativisht në mirëqenien e tyre mendore. Dezinformimi gjinor dhe dhuna online kanë kontribuar në polarizimin politik, duke nxitur një mjedis armiqësor online që mund t’i dekurajojë gratë dhe grupet e tjera të margjinalizuara nga pjesëmarrja aktive në jetën qytetare.

Gjetjet Kryesore 

  • Pabarazia gjinore në dhunën dhe ngacmimet  online: Pas analizimit të komenteve nga artikujt  që përmbajnë dezinformim gjinor, zbuluam se  gratë ndeshen me dhunë dhe ngacmim online  më shpesh nga burrat sesa nga gratë (burrat  shkruajnë 89.6% të komenteve me gjuhë të urrejtjes kurse gratë 10.4%). Me zbërthimin sipas  gjinisë të të dhënave nga të gjitha komentet në  artikuj, u bë e qartë se burrat shfaqnin një sh kallë më të lartë të përfshirjes në dhunën dhe  ngacmimet online të drejtuar ndaj grave.
  • Ndërveprim më i lartë në përmbajtjen me dez informim gjinor: Artikujt e lajmeve me dezin formim gjinor në media gjenerojnë një ndërve primet dukshëm më të lartë në krahasim me artikujt e përgjithshëm të lajmeve. Mesatarisht,  rastet e dezinformimit gjinor në media mbled hin mbi 86 reagime për lajm – tri herë më i lartë  se ndërveprimii tipik për të gjitha lajmet.
  • Targetimi i qëllimshëm: Gratë, veçanërisht ato  që janë në sytë e publikut, si politikane dhe fig ura publike, targetohen shpesh nga fushata dez informuese në krahasim me burrat.
  • Minimi i besueshmërisë: Fushatat e dezin formimit shpesh minojnë besueshmërinë e  grave në pozita udhëheqëse. Kjo mund të sjellë  pasoja, duke ndikuar në perceptimin publik dhe  duke ndikuar potencialisht në rezultatet elek torale.
  • Dhuna dhe ngacmimet online: Gratë dhe per sonat LGBTQI+ përjetojnë nivele më të larta të  ngacmimeve online, duke përfshirë komente  seksiste dhe mizogjene dhe me gjuhë të urre jtjes. Platformat e rrjeteve sociale janë hapësira  të zakonshme për ngacmime të tilla, duke nd ikuar në shëndetin mendor dhe mirëqenien e  individëve të targetuar.
  • Sfidat ndërsekotriale: Nga këndvështrimi  ndërsekotrial, gratë e shtresave të ndryshme të  margjinalizuara mund të përballen me fushata  të shtuara të dezinformimit që shfrytëzojnë di mensione të shumta të identitetit të tyre, si raca,  përkatësia etnike ose orientimi seksual.
  • Polarizimi politik: Dezinformimi gjinor po kon tribuon në polarizimin politik duke nxitur një  mjedis armiqësor online në Kosovë. Kjo mund të  dëmtojë përfshirjen në demokraci dhe mund të  jetë pengesë që gratë dhe personat LGBTQI+ të  hyjnë në politikë ose të angazhohen në diskur sin publik, duke kufizuar pjesëmarrjen e tyre në  jetën qytetare dhe publike.
  • Kritika online: D4D dhe Pikasa Analytics kanë  vërejtur sulme të dukshme online ndaj femrave  figura publike që vendosin të kundërshtojnë ho mologët e tyre meshkuj. Gratë që bëjnë pyetje  ose i sfidojnë kolegët e tyre meshkuj përjetojnë  sulme të theksuara në rrjete sociale.

Ky raport është mundësuar me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për  Zhvillim Ndërkombëtar – USAID në Kosovë dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë. Opinionet e shprehura këtu janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e NDI-së, USAID-it, UNDP-së ose ndonjë individi të organizatave të lartpërmendura.

Mbështetja e UNDP-së në Kosovë u bë e mundur përmes kontributeve bujare nga Luksemburgu, Republika e Koresë dhe Norvegjia, përmes Dritares së Financimit. Si mjeti kryesor i UNDP-së për financimin tematik, Dritarja e Financimit i mundëson UNDP-së t’u përgjigjet me shpejtësi dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse nevojave dhe sfidave të reja në mbarë botën.