Ky punim shqyrton situatën e qasjes së grave në punësim në Kosovë dhe Shqipëri. Ai shtjellon situatën aktuale të punësimit të grave në të dy vendet duke hedhur dritë mbi faktorët të cilët e ushqejnë pabarazinë në punësim. Lidhur me këtë një sërë problemesh janë identifikuar sikurse:
- Angazhimi i grave si punëtore të papaguara;
- Ndarja e profesioneve në bazë të stereotipeve gjinore;
- Shkalla e lartë e arsimimit te grave në krahasim me burrat nuk reflektohet në punësim;
- Nënpërfaqësimi i grave në pozitat menaxheriale;
- Numri i vogël i grave që kanë pronë dhe trashëgojnë pronën familjare;
- Hendeku gjinor i pagave dhe përfaqësimit;
- Shkalla e lartë e informalitetit.
Korniza ligjore dhe politikat e punesimit ne Kosove e Shqiperi janë trajtuar nga aspekti i sigurimit të qasjes së grave në punësim marrë parasysh pengesat egzituese. Edhe pse korniza ligjore e te dyjave vendeve konsiderohet mjaft e avancuar në ofrimin e mbrojtjes së barabartë gjinore në të gjitha aspektet e jetës përfshirë edhe atë të punësimit, megjithatë problemet mbesin në jetësimin e barazisë përmes politikave adekuate.
Punimi vë në pah progresin e arritur si dhe sfidat e mbetura në këtë drejtim. Rrjedhimisht ai ofron një sërë rekomandimesh për veprimet të cilat përmirësojnë qasjen e grave në punësim në Kosovë dhe Shqipëri.